Lidhje

Drejtësia, miratohet paketa e re e ligjeve


Në Shqipëri parlamenti miratoi sot me votat e shumicës së majtë një paketë tjetër me 7 ligje, pjesë e Reformës në Drejtësi.

Paketa e ligjeve të cilat sjellin ndryshime në Kodin e Precedurës penale, Kodin Penal, Kodin e procedurës civile, Kodin e Drejtësisë për të mitur, dhe në ligjet për Mbrojtjen e dëshmitarëve, për Organizimin e gjykatave administrative dhe për Organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, u miratuan me shumicë të cilësuar.

Në sallë mungonte opozita e cila ka bojkotuar parlamentin prej afër 6 javësh, duke sjellë për pasojë edhe bllokimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndonëse përzgjedhja e kandidaturave për në strukturat që do të kryejnë vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve nuk është përmbyllur, mungesa e opozitës e bën të pamundur që procesi të vijojë më tej, pasi nuk mund të ngrihet komisioni parlamentar që do të bëjë përzgjedhjen e kandidaturave.

Bllokimi i procesit të vlerësimit sjell automatikisht, ngrirjen e të gjitha fazave të mëtejshme të reformës e veçanërisht, vënien në funksionim të strukturave dhe institucioneve të reja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG