Lidhje

SHBA, Bannon hiqet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare


Presidenti Donald Trump hoqi nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare strategun e tij kryesor politik, Stephen Bannon.

Me këtë hap ai anulon një vendim të mëparshëm që kishte shkaktuar zemërimin e ekspertëve të politikës së jashtme në Uashington.

Disa ligjvënës dhe zyrtarë të tjerë me përvojë në vendimmarrjet e politikës së jashtme amerikane, kishin thënë se ishte e papërshtatshme që të prishej tradita e kryeqytetit, duke emëruar zotin Bannon në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku diskutohen çështjet më të mprehta të sigurisë së vendit.

Para se t’i bashkohej fushatës së zotit Trump vitin e kaluar, Bannon ishte themelues i portalit të ekstremit të djathtë Breitbart News.

Vendimi i Presidentit Trump gjithashtu rikthen dy zyrtarë të tjerë të rëndësishëm në grupin kryesor të udhëheqjes së Këshillit të Sigurimit – Drejtorin e Zbulimit Kombëtar Dan Coats dhe kryetarin e shefave të përbashkët, gjeneralin e Korpusit të Marinës, Joseph Dunford.

Këshilltarit të sigurisë kombëtare, gjeneralit H.R. McMaster, iu dha përgjegjësia për caktimin e rendit të ditës të mbledhjeve të Këshillit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG