Lidhje

Kriza, Rama: Pres opozitën për dialog


Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha se mbetet në pritje të një përgjigje të opozitës për të dialoguar rreth çështjeve që lidhen me garancitë që ajo kërkon për zgjedhjet e 28 qershorit. Duke folur në parlament, ai tha se përpjekjet për të thënë se zgjedhjet nuk mund të bëhen nga opozita, janë sipas tij të sponsorizuara në mënyrë nga më të të ndryshmet. Një deklaratë e cila ngjan t’i referohet dy aleatëve të tij qeverisës të cilët kanë mbështetur këtë opsion.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dhe një herë tjetër sot se sipas tij, arsyeja e vetme e protestës së opozitës lidhet me frikën ndaj reformës në Drejtësi. Ai u shpreh megjthatë i gatshëm për të ndërmarrë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, që nga roli i policisë, “por pa e kthyer atë në një vegël të politikës”, te forcimi i masave ndëshkuese për rastet e përdorimit apo frikësimit të administratës, të blerjes së votës, apo formave të tjera të trysnisë ndaj votuesve.

Rama: Jam në pritje të dialogut me opozitën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Zoti Rama tha se ai ishte në pritje të një përgjigje të opozitës për të nisur dialogun, ndërsa këtë herë nuk e përmendi si kusht paraprak faktin se nuk mund të diskutohet për qeveri teknike apo për datën e zgjedhjeve: “Dua mirëkuptimin tuaj që sot të mos flas as për qeverinë teknike, as për datën e zgjedhjeve, për një arsye shumë të thjeshtë, se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Nuk kam orë, nuk kam vend. Shpresoj që ta kem orën dhe vendin, kudo qoftë, - unë preferoj në çadër, por nuk ka asnjë problem po të jemi diku tjetër - dhe në çfarëdo formati që të jetë; vetëm për vetëm, me shokë bashkë, me aleatë, pa aleatë, me të gjitha aleatët, si të jetë”.

Në pjesën më të madhe të seancës së sotme parlamentare mungonin deputetët e dy aleatëve të socialistëve, të LSI-së dhe të PDIU-s të cilët nisën të grumbullohen ndërsa po afrohej procesi i votimit të cilin më pas erdhi për t’a drejtuar vetë kryetari i parlamentit Ilir Meta.

Marrëdhëniet e socialistëve me aleatët janë në momentin më të vështirë. LSI-ja ka propozuar një “qeveri besimi”, duke u rreshtuar krah kërkesave të opozitës ndërsa ka paralajmëruar se nuk përfshihet në një proces zgjedhor ku opozita nuk merr pjesë. Të njejtin pozicion ka shprehur dhe PDIU-ja. E duket se kryeministri u referohej pikërisht atyre kur tha se: “Përpjekja për t’u thënë shqiptarëve se, pavarësisht të gjithave, zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekje e sponsorizuar, e paguar. E paguar mbi dorë apo nën dorë. E paguar me para apo me peshqeshe, për të treguar një të pavërtetë”

Edhe opozita është shprehur e gatshme për dialog, por jo për pazare politike, sic ka nënvizuar disa herë. Megjithatë ende mes palëve nuk ka një lëvizje konkrete drejt një takimi të mundshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG