Dyshimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë kanë çuar sot në arrest shtëpie avokatin 53 vjeçar nga Shkodra, Gjon Lepuri. Avokati Lepuri është një nga anëtarët më të vjetër të Dhomës së Avokatëve të Shkodrës.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi sot që avokati Lepuri, të mbahet nën arrest shtëpiak, nën akuzën e “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Avokati Gjon Lepuri po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë.
Autoritet nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me dyshimet rreth përfshirjes së avokatit Lepuri në veprimtari të jashtligjëshme, që lidhet me korrupsionin. Por, vitet e fundit, janë zbuluar raste të bashkëpunimit të avokatëve me prokurorë apo gjyqtarë me qëllim lirimin apo lehtësimin e dënimit për persona të përfshirë në veprimtari kriminale.
Facebook Forum