Lidhje

Dy ushtarë rusë vriten në Siri


Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi sot se dy ushtarakë rusë u vranë dhe një i tretë u plagos në një sulm me mortajë në Siri. Ndërkaq, një oficer u plagos rëndë.

Ushtarakët shërbenin pranë një njësie të ushtrisë siriane së bashku me një këshilltar ushtarak rus. Ministria nuk tha se kur apo ku ndodhi sulmi.

Sipas ministrisë, ky incident e ngre në 29 numrin e ushtarakëve rusë që kanë humbur jetën në Siri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG