Lidhje

Fondacioni që mendon për 10 mijë vitet e ardhshme


Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit zakonisht e masin “suksesin” me një famë jetëshkurtër ose me një mirëqenie financiare të përkohshme. Përqendrimi tek rezultatet afatshkurta, pengon krijimin e aftësive të nevojshme për zgjidhjen e problemeve afatgjata, për shembull si të parandalosh epidemitë ose si të ruash larminë e specieve. Shqetësimet për mungesën e përqendrimit i kanë nxitur disa vizionarë të krijojnë një mënyrë serioze për të menduarin afatgjatë.

Krijuesit e kanë quajtur këtë pajisje të stërmadhe Ora “Long Now” Paisja prej 42 milionë dollarësh është 150 metra e lartë. Do të bëjë tik-tak vetëm një herë në vit, kambana do të tingëllojë një herë në shekull dhe një herë në një mijë vjet do të bëjë ku-ku. Dizenjatorët e projektit mendojnë që paisja të jetojë 10 mijë vjet. Por synimi i tyre nuk është thjesht të ndërtojnë një orë më të mirë.

“Objektivi i fondacionit tonë është të konsolidojë përgjegjësi afatgjatë dhe të shohë të ardhmen me një mënyrë më të thellë të menduari”.

Alexander Rose është Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit. Ai e quan orën e pazakontë një ikonë të të menduarit afatgjatë.

“Ka probleme si ndryshimet e klimës, ose arsimi apo çështje të tilla të ngjashme, që mund të zgjidhen vetëm me një mënyrë të menduari që përfshin disa breza, ose edhe më gjatë. Prandaj ideja e ‘Long Now’ ishte të tregonte projekte të këtye përmasave”.

Një luqerbull me putra të zeza është në qendër të njërit prej projekteve. Projekti i për Rigjallërim dhe Restaurim i fondacionit “Long Now” po eksploron sesi ta modifikojë gjenetikisht ADN-në e kësaj specieje të rrezikuar për t’i rezistuar murtajës. Ky projekt po rekruton gjithashtu shkencëtarë dhe ekologo për të studiuar speciet e zhdukura.

“ . . . Jo vetëm për të parë se çfarë speciesh mund të shpëtojmë, por si mund të ruajmë mjedisin”.

Projekti Rosetta i Fondacionit “Long Now” ka krijuar disqe metalike që mbajnë 13 mijë faqe dhe që përfaqësojnë 1 mijë gjuhë. Faqet mikroskopike të gjuhës lexohen vetëm me mikroskop. Disqet prej nikeli janë krijuar të tilla që të rezistojnë për mijëra vjet, për të ruajtur gjuhë në zhdukje si Arapaho, e indianëve të Amerikës.

“Është e nevojshme të ruajmë gjuhën tonë, që është identiteti ynë”.

“Long Now” sponsorizon gjithashtu biseda dhe emisione radioje me vizionarë si Dr. Larry Brilliant, mjek dhe epidemiolog që është kthyer në filantrop. Ai ndihmoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë, që të zhdukte linë. Bisedat i frymëzojnë audiencat.

Sa për pesimistët që paralajmërojnë se nuk ia vlen të mendosh se çfarë do të ndodhë pas 10 mijë vjetësh, kur bota mund të mos mbijetojë as për 10 muaj ...

“. . . Të bën të pyesësh veten, por duhet gjithmonë të shohësh nga e ardhmja, përndryshe ngecesh në vend. Dhe nëse ngecesh nuk bën dot asgjë”.

Duke ndihmuar njerëzit që të kujdesen, të ëndërrojnë dhe të veprojnë, fondacioni “Long Now” synon ta bëjë botën më të mirë për të ardhmen e afërt dhe të largët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG