Lidhje

Mali i Zi zyrtarisht në NATO. Presidenti Trump firmos vendimin.


Presidenti Donald Trump dha të martën miratimin e tij zyrtar që Mali i Zi t'i bashkohet NATO-s.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Trump po pret të takohet muajin e ardhshëm me udhëheqësit e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të NATO-s në Bruksel për të mirëpritur anëtarin e 29-të aleancës.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se pranimi i Malit të Zi u dërgon një sinjal vendeve të tjera që kërkojnë t’i bashkohen NATO-s se "dera për anëtarësim në bashkësinë euro-atlantike mbetet e hapur dhe se vendet në Ballkanin Perëndimor janë të lirë të zgjedhin të ardhmen e tyre".

Muajin e kaluar Senati amerikan ratifikoi me shumicë dërrmuese vendimin për pranimin e Malit të Zi në NATO.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG