Lidhje

Botuesi i "Daily Mail" i kërkon ndjesë Melania Trumpit


Botuesi i gazetës “Daily Mail” i kërkoi falje sot Zonjës së Parë Melania Trump dhe ra dakord t’i paguajë asaj rreth 2.9 milionë dollarë. Kjo pas një artikulli të publikuar në 2016 që përsëriste akuza të rreme, se një agjenci e modelimit ku zonja Trump ka punuar, shërbente si kompani që ofronte vajza për shërbime seksuale.

Në muajin shkurt Zonja e Parë ngriti një padi për shpifje duke kërkuar 150 milionë dollarë si dëmshpërblim për dëmtim të interesave të biznesit të saj dhe shqetësime të natyrës emocionale. Sipas padisë artikulli kishte dëmtuar aftësinë e saj për të fituar miliona dollarë gjatë një kohë kur ajo do të ishte "një nga gratë më të fotografuara në botë".

Artikulli i referohej pretendimeve të publikuara më parë në një libër si dhe një revistë sllovene, që avokatët e zonjës Trump thanë se në mënyrë të gabuar e portretizonin atë si prostitutë. Në padi thuhet se gazeta “Daily Mail” e publikoi artikullin ose duke e ditur se akuzat ishin të rreme apo "duke treguar një mungesë të thellë përgjegjshmërie për të vërtetën".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG