Në Shqipëri janë të regjistruar më shumë se 150 mijë përsona me aftësi të kufizuar. Por ky numër mendohet se është më i madh, pasi një pjesë prej tyre nuk regjistrohen në zyrat e shtetit. Përsonat me aftësi të kufizuar përballen me forma të ndryshme diskriminimi, vështirësi në marrjen e shërbimeve si dhe pamundësi punësimi, gjë që e bën të vështirë integrimin e tyre. Por, në kronikën e tij, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell portretin e një të riu nga Shkodra, që ka kapërcyer barrierat dhe ka ngritur “Cirkun e Ëndrrave” me dëshirën e gjithëpërfshirjes.
Papunësia mes personave me aftësi të kufizuara
- Pellumb Sulo
Facebook Forum