Lidhje

Media dhe demokratët, sërisht shënjestër e sulmeve të presidentit Trump


Trump

Në një prej shumë komenteve të tij në “Twitter”, zoti Trump shkruante se: "90 ditët e para të presidencës kanë nxjerrë në pah dështimin e plotë të tetë viteve të fundit të politikës së jashtme, nën ish presidentin Barack Obama. Shumë e vërtetë".

Zoti Trump nuk përmend asnjë sukses të veçantë, por në dy javët e fundit ai ndërmori një sulm me raketa në Siri si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane, diçka që zoti Obama nuk e bëri. Ai vlerësoi ushtrinë amerikane për përdorimin e bombës më të madhe jo-bërthamore amerikane kundër vend-strehimeve të Shtetit Islamik në Afganistan.

Presidenti Trump, një manjat biznesi i shdërruar në politikan, sygjeroi për lexim, me qëllimin për të ngacmuar demokratët, një libër me humor. Ai titullohet "Arsyet për të votuar demokratët: Një udhëzues gjithëpërfshirës", dhe ka 260 faqe bosh. Zoti Trump shkruante në Twitter “një libër i madh për t’u lexuar”.

Në funksion të një procesi zgjedhor të vlefshëm për kongresin, që do të mbahet nesër, zoti Trump shkroi në twitter se "super Liberal-Demokratët ... dëshirojnë të mbrojnë kriminelët, të lejojnë emigracionin e paligjshëm dhe të rrisin taksat".

Në një tjetër tweet të tij, zoti Trump, i cili shpesh ka sulmuar raportimet mediatike në tre muajt e parë të presidencës së tij, shkruan se "media që jep lajme të rreme (jo të vërteta) është përkeqsuar edhe më shumë që nga zgjedhjet. Çdo lajm është shtrembëruar keq. Duhet t’i drejtojmë ato tek e vërteta".

Presidenti nuk përmendi ndonjë lajm të veçantë që mund t’i kishte shkaktuar atij zemërimin, por të dielën ai tha se shtypi kishte minimizuar fitoren javën e kaluar të një ligjvënësi të ri republikan nga shteti i Kansasit në një distrikt të dominuar prej republikanëve, për shkak të humbjes së një demokrati.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG