Lidhje

Matis, vizitë e panjoftuar në Afganistan


Afghanistan Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, po zhvillon një vizitë të panjoftuar në Afganistan, për të diskutuar rreth situatës së sigurisë me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë.

Takimet e Sekretarit Mattis përfshijnë bisedime me Gjeneralin amerikan John Nicholson, komandat i forcave tokësore ndërkombëtare në Afganistan, si dhe me Presidentin Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë të lartë afganë.

Vizita zhvillohet vetëm pak ditë pasi 10 militantë talebanë vranë të paktën 140 veta gjatë sulmit më vdekjeprurës të 16 viteve të fundit ndaj një baze ushtarake afgane.

Sekretari Mattis po e viziton Afganistanin ndërsa pritet që Presidenti i vendit të njoftojë së shpejti një plan 4-vjeçar për sigurinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG