Lidhje

Venezuela njofton largimin nga Organizata e Shteteve Amerikane


Venezuela OAS
Venezuela OAS

Venezuela njoftoi dje vonë se do të largohet nga Organizata e Shteteve Amerikane, pasi organizata vendosi të zhvillojë një seancë të posaçme mbi krizën politike që ka përfshirë këtë vend.

Pritet që Ministrja e Jashtme, Delcy Rodriguez të paraqesë sot një letër ankimimi që do të shënojë fillimin e procesi dyvjeçar të tërheqjes.

Tërheqja jonë nga kjo organizatë, nuk është rrethanore, ka të bëjë me dinjitetin e popullit tonë, ka të bëjë me doktrinën Bolivariane që nxit politikat e mos ndërhyrjes në punët e brendëshme”.

Venezuela kishte paralajmëruar Organizatën e Shteteve Amerikane se një votë për të mbajtur seancën e posaçme do të vuloste largimin e saj. Gjatë këtij muaji kjo organizatë nëpërmjet një rezolute, i bënte thirrje qeverisë së presidentit Nikolas Maduro për respektim të ndarjes së pushteteve dhe vendosje të rendit demokratik.

Vendi është përfshirë në protesta. Gjatë demonstratave kanë vdekur 29 persona, më shumë se 400 të tjerë janë plagosur dhe gati 1.000 janë ndaluar nga policia. Opozita fajëson qeverinë për gjendjen e keqe ekonomike të vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG