Lidhje

Autoritetet turke arrestojnë 1,009 persona


Autoritetet turke njoftuan arrestimin e më shumë se 1,000 vetëve dhe pezullimin nga detyra të 9,100 policëve në një goditje të intensifikuar, mbi mbështetësit e supozuar të klerikut në mërgim Fethullah Gulen.

Dje autoritetet thanë se u arrestuan 1,009 "imamë të fshehtë", siç i quajtën ata, të infiltruar në polici dhe agjensitë e tjera shtetërore.

Që nga korriku i vitit të kaluar Turqia ka arrestuar ose pushuar më shumë se 160,000 persona të dyshuar si organizatorë të grushtit të shtetit. Qeveria fajëson klerikun Fethullah Gulen për orkestrimin e grushtit të shtetit të dështuar, kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Kleriku i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, mohon të ketë patur ndonjë rol në grushtin e shtetit. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e ka pranuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tij, duke përmendur si arsye mungesën e provave konkrete.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG