Lidhje

SHBA, shqetësim i thellë për dhunën në Maqedoni


Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për çështjet e Evropës dhe Eurazisë, John Heffern, i telefonoi sot presidentit të Maqedonisë Gjeorgje Ivanov për t’i shprehur shqetësimin e thellë të SHBA lidhur me dhunën në parlamentin e Maqedonisë, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në postin e kryetarit.

Sipas një zëdhënësi të Departamentit amerikan të Shtetit, zoti Heffern bëri gjithashtu thirrje për zgjidhjen e krizës përmes institucioneve demokratike.

Ndihmës Sekretari në detyrë theksoi se Departamenti i Shtetit do të punojë me kryetarin e ri të parlamentit për të mbështetur demokracinë dhe për të ndihmuar Maqedoninë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane.

“Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik. Ne shprehim simpatitë më të thella për ata anëtarë të parlamentit që u lënduan gjatë sulmit si dhe për familjet e tyre. U bëjmë thirrje autoriteteve të Maqedonisë të garantojnë sigurinë e të gjithë anëtarëve të parlamentit, të hetojnë plotësisht sulmin dhe të venë para përgjegjësisë ata që kryen aktet e dhunës,” tha zoti Heffern.

Ai njoftoi se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee do të jetë të hënën në Shkup për t’u takuar me udhëheqësit politikë dhe për të përcjellë të njëjtin mesazh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG