Lidhje

Trump fton udhëheqësin e Filipineve


Philippines Southeast Asian Summit

Shtëpia e Bardhë doli dje në mbrojtje të ftesës që presidenti Donald Trump i ka bërë homologut të tij të Filipineve, për të vizituar Uashingtonin.

Nevoja për të forcuar një aleancë aziatike kundër kërcënimit ushtarak në rritje të Koresë së Veriut sipas Shtëpisë së Bardhë, tejkalon shqetësimet rreth masave të ashpra të presidentit Rodrigo Duterte kundër trafikut të drogës, që kanë rezultuar në vdekje personash.

"Nuk ka asgjë më kërcënuese me të cilën po përballet tani ky vend dhe rajoni aziatik sesa ajo që po ndodh me Korenë e Veriut", tha shefi i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë Reince Priebus në një intervistë për rrjetin mediatik ABC.

Komentet e tij u bënë një ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi ftesën drejtuar presidentit të Filipineve. Një zëdhënës i presidentit Duterte tha se presidenti Trump i kishte thënë atij në telefon, se ishte i interesuar për zhvillimin e “një mardhënie të ngrohtë pune”.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë biseda e së shtunës ndërmjet dy udhëheqësve cilësohej "shumë miqësore". Lidhjet mes dy vendeve po shkojnë në një drejtim shumë pozitiv, thuhej aty.

Deklarata nuk përmendte polemikat ndërkombëtare që kanë shkaktuar veprimet e presidentit Duterte kundër trafikut të drogës, që janë dënuar globalisht si të dhunshme. Masat e tij kanë nxitur zemërimin e Kombeve të Bashkuara dhe të shumicës së vendeve perëndimore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG