Lidhje

Shefi i CIA-s në Seul


CIA Pompeo
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit, Mike Pompeo ndodhet në Seul për bisedime me zyrtarët e zbulimit të Koresë së Jugut, ndërkohë që SHBA vazhdojnë të shprehin shqetësime të thella rreth programit koreanoverior të armëve bërthamore.
Pompeo mbërriti në kryeqytetin e Koresë së Jugut gjatë fundjavës me gruan e tij Susan dhe u takua me kreun e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës dhe ndihmësit presidencialë të nivelit të lartë.
Takimet e tyre vijnë disa orë përpara se Peniani të deklaronte të hënën se përballë presioneve të reja të SHBA-së për sanksione të OKB-së kundër Koresë së Veriut, ajo do të "përshpejtojë" "me ritëm maksimal" programin e saj të frenimit bërthamor.
Koreja e Veriut kreu një tjetër provë me raketë të shtunën, që Koreja e Jugut dhe zyrtarët e SHBA thanë se kishte dështuar. Peniani po përpiqet të ndërtojë një raketë me rreze të gjatë, e cila të jetë e pajisur me mbushje bërthamore dhe të mund të përshkojë 9.000 kilometra për të arritur deri në SHBA.
Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i SHBA H.R. McMaster tha të dielën se do t'i përmbahet marrëveshjes me Korenë e Jugut për të përballuar koston e një sistemi të ri të mbrojtjes nga raketat, i cili po instalohet përballë kërcënimit të Koresë së Veriut. Por McMaster tha se SHBA po bën thirrje gjithashtu që Seuli të paguajë një pjesë të kostos në të ardhmen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG