Lidhje

Pheniani akuzon Kinën për ndërhyrje në punët e brendshme


Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut publikoi një kritikë të pazakontë ndaj Kinës. Në të citoheshin komentet e mediave shtetërore kineze si dhe paralajmërohej Kina që të mos "vërë në provë” durimin e Koresë së Veriut.

"Kina do të bënte mirë të reflektonte mbi pasojat e rënda që vijnë nga veprimi i saj i pamatur i rrëzimit të shtyllës së marrëdhënieve mes dy vendeve,” thuhej në koment.

Në koment thuhej se thirrjet e bëra nga Kina që Koreja e Veriut të braktisë programin e saj bërthamor e kalojnë kufirin dhe shkelin të drejtat e saj.

Gazeta kineze “Global Times” komentonte sot se Koreja e Veriut është kapur pas një logjike irracionale, kur është fjala për programin e saj bërthamor.

Në shkrim thuhej se Kina nuk do të lejojë që rajoni i saj në kufi me Korenë e Veriut të jetë i ndotur nga aktivitetet bërthamore të këtij vendi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG