Lidhje

Dhjetëra të vrarë nga një shpërthim në një minierë qymyri në Iran


35 minatorë u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi dje në një minierë qymyri në Iranin verior. Lajmi konfirmohet nga mediat shtetërore iraniane.

Ekipet e shpëtimit punuan pa pushim për nxjerrjen e minatorëve, ndërsa ishte e paqartë sesa prej tyre ndodheshin ende të bllokuar.

Sipas kreut të departamentit të emergjencave të Iranit, Pir Hossein Kolivand, bëhet fjalë për rreth 80 minatorë të bllokuar në dy pjesë të ndryshme të minierës.

Miniera ndodhet në provincën Golestan, përgjatë kufirit verior të Iranit me Turkmenistanin.

Në operacione shpëtimi u përfshinë jo vetëm grupe ekspertësh të ardhur nga kryeqyteti i vendit, por edhe përfaqësues të degës lokale të organizatës “Gjysëm Hëna e Kuqe”.

Ndërkohë të paktën 25 punëtorë të skuadrave të shpëtimit u dërguan në spital për shkak të probleme me frymëmarjen pasi ranë në kontakt me gazin e përhapur në minierë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG