Lidhje

Britani, Princi Philip largohet nga jeta publike


Pallati Buckingham njoftoi sot se bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, do të ndalë angazhimet e tij publike.

Në një deklaratë thuhej se 95 vjeçari Philip, gëzon mbështetjen e plotë të mbretëreshës në vendimin e tij. Ndërkohë ai do të vazhdojë të drejtojë shumë organizata bamirësie, por nuk do të ketë një rol aktiv në ndjekjen e angazhimeve publike si bashkëshort i mbretëreshës.

Duka i Edinburgut princi Philip ka një histori problemesh shëndetsore me zemrën, por megjithatë ka luajtur një rol publik energjik. Deklarata e pallatit mbretëror nuk jepte hollësi të reja për shëndetin e tij.

Më herët gjatë ditës, njoftimet e medias për një takim të pazakontë të stafit të familjes mbretërore ndezën një valë spekulimesh rreth shëndetit të mbretëreshës dhe princit Filip.

Ndërkohë dje çifti mbretëror u shfaq në publik, me shëndet të mirë. Mbretëresha u takua në pallat me kryeministren Theresa May, ndërsa princi Philip u shfaq në një klub kriketi në Londër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG