Lidhje

KQZ miraton fletët e votimit


Në Shqipëri Komisioni Qendror i zgjedhjeve miratoi sot fletën e votimit për zgjedhjet e 18 Qershorit ku do të marrin pjesë vetëm 15 parti politike

Renditja e forcave politike që do të konkurrojnë në garën e ardhshme elektorale u përcaktua përmes shortit. Kjo është pjesmarrja më e ulët e partive e regjistruara në zgjedhjet shqiptare. Opozita përfundimisht i qëndroi vendimit të saj për të mos u përfshirë në proces, pa u arritur kërkesa e saj për një qeveri teknike. Bisedimet e javës së shkuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha dështuan.

Sot duke folur përpara mbështetësve të opozitës, zoti Basha i cilësoi zgjedhjet e ardhshme si “zgjedhje moniste pa alternativa”. Ai përsëriti se “votim pa opozitën nuk do të ketë” dhe se “Parlament të diktuar nga krimi dhe droga nuk do të ketë” duke paralajmëruar “përballje me popullin”. Në fund të kësaj jave opozita ka paralajmëruar një protestë në kryeqytet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG