Lidhje

Shteti Islamik ekzekuton një oficer rus zbulimi në Siri


Arkiv

Grupi i Shtetit Islamik publikoi një video për të cilën thotë se tregon ekzekutimin me prerje koke të një oficeri rus të zbulimit në Siri. Videoja publikohet në kanalet e mediave sociale të ISIS-it.

ISIS-i thotë se personi që ekzekutohet në mënyrë brutale në video është kapiteni 36 vjeçar rus Jevgeny Petrenko, të cilin grupi e akuzon se ka infiltruar në organizatat islamike të Kaukazit.

Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas njoftimeve, ka mohuar se njëri nga oficerët e saj të zbulimit është kapur dhe ekzekutuar nga xhihadistët e ISIS-it.

Njeriu që e identifikon veten në video si Petrenko, pohon se është dërguar nga qeveria ruse për të depërtuar në nivelet më të larta të udhëheqjes së ISIS-it dhe akuzon Shërbimin Federal rus të Sigurisë për braktisjen e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG