Lidhje

Tillerson, Lavrov do të diskutojnë mbi Sirinë dhe Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të takohet nesër në Uashington me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për të diskutuar mbi Sirinë, Ukrainën dhe çështje të tjera.

"Për Sirinë, sekretari Tillerson pritet të diskutojë mbi përpjekjet për të ulur dhunën, ndihmat humanitare për popullin sirian dhe hedhjen e bazave për një zgjidhje politike të konfliktit", thuhej në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis është shprehur se SHBA do ta shqyrtojnë me hollësi planin e Rusisë për krijimin në Siri të zonave të mbrojtura nga dhuna.

Javën e shkuar Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje të propozuar nga Moska për krijimin e të ashtuquajturave zona pa dhunë në Siri.

Propozimi synon për të reduktuar luftimet në katër zona të caktuara të Sirisë, ku kryengritësit që nuk janë të lidhur me militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë territore të gjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG