Lidhje

Tre ish zyrtarë akuzohen për abuzime në zonën turistike Theth

  • Pëllumb Sulo

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Shkodrës dërgoi sot për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, në rrethin e Shkodres, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Ata dyshohet se, në kundërshtim me ligjin, kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike malore të Thethit, zonë kjo e përfshirë në ish komunën malore të Shalës.

Sipas organit të akuzës, në vitin 2008, ish kryetari i kësaj komune, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi, kanë fallsifikuar dokumente zyrtare. Në bazë të këtyre dokumenteve dhe pa asnjë të drejtë ligjore, kanë bërë pronarë një numër përsonash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe përsona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, pak javë më parë, gjykata vendosi sekuestro preventive për këtë pronë me sipërfaqe rreth 41.500 metër katrorëtokë.

Ndërsa dy ditë më parë, Prokuroria e Shkodrës dërgoi në gjykatë një tjetër rast abuzimi me tokat, kësaj rradhe në fshatin Baks-Rrjoll të ish komunës bregdetare të Velipojës, po në Shkodër.

Ish drejtuesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme të Shkodrës, Neritan Kalamishi, së bashku me ish juristin e këtij institucioni, Marvin Ramovi, akuzohen nga prokuroria për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, ndërsa shtetasi Vatë Lari, i cili është larguar drejt Francës,akuzohet për “fallsifikim të dokumentave” të pronësisë dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Një hetim disa mujor, i kryer nga Prokuroria e Shkodrës, ka zbuluar se ish-kryeregjistruesi Kalamishi dhe ish juristi Ramovi kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme pronën me sipërfaqe 23 mijë metra katrorë në Velipojë, e cila ishte përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vatë Lari.

Edhe ne këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur nën sekuestro sipërfaqen objekt hetimi prej 23.000 metra katrorë, e cila gjëndet në fshatin Baks-Rrjoll tëVelipojës.

Gjatë viteve të fundit janë rregjistruar një numër i madh procesesh penale në lidhje me abuzimet me pronat, sidomos në zonat turistike siç janë Velipoja, Shëngjini, Razma apo Thethi, por në pjesën më të madhe proceset gjyqësore janë mbydhur dhe të akuzuarit janë lënë të lirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG