Në Shqipëri interneti po përhapet me shpejtësi në pjesën më të madhe të popullates, sidomos tek të rinjtë dhe fëmijët.
Specialistët mendojnë se qendrimi i fëmijëve për një kohë të gjatë në internet apo celular po i shkëput ato nga realiteti dhe natyra. Kjo ka nxitur Muzeun e Shkodrës të hapë një ekzpozitë të veçantë me lodra të brezave të ndryshëm, për të dëshmuar jo vetëm ndryshimin mes brezave, por edhe vlerën e lojës në natyrë.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, përgatiti kronikën që po trasmetojmë
Facebook Forum