Lidhje

Angli: martohet Pippa Middleton


Pippa Middleton, motra më e vogël e Catherine, dukeshës së Kembrixhit, u martua sot me menaxherin financiar milioner, James Matthewsin në Englefield të Anglisë.

Princi William dhe Princi Harry ishin të pranishëm në ceremoninë luksoze, që u mbajt në një kishë të shekullit të XII-të në Anglinë rurale. Ndër dasmorët, përfshiheshin edhe fëmijët e Williamit, Princi George dhe Princesha Charlotte.

Pippa Middleton u shoqërua nga babai i saj, teksa arritën në kishë në një makinë kabriolet. Një numër i madh gazetarësh dhe shikuesish u mblodhën jashtë kishës, pavarësisht shiut sporadik, për të kapur ndonjë pamje nga dasma.

Pas ceremonisë, ishte planifikuar një gosti private në pronën e prindërve të Middletonit aty pranë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG