Në Ankara, më tepër se 200 të dyshuar, shumë prej të cilëve ushtarakë të rangut të lartë, përfshirë ish kreun e forcave ajrore të Turqisë, u paraqitën sot në gjyq, të akuzuar për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.
Për të akuzuarit kërkohet burgim i përjetshëm.
Të pandehurit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe u detyruan të kalojnë mes protestuesish që thërrisnin duke kërkuar dënimin e tyre me vdekje.
Gjatë grushtit të shtetit u vranë më shumë se 240 vetë.
Ankaraja ka fajësuar klerikun mysliman në mërgim Fethullah Gulen si organizator të grushtit të dështuar të shtetit kundër Presidentit Tayyip Erdogan, akuzë që ai e mohon.
Facebook Forum