Lidhje

31 milionë njerëz të zhvendosur


Qendra e Monitorimit për Shpërngulje të Brendshme njoftoi se gjatë vitit 2016, rreth 31 milionë njerëz janë zhvendosën brenda vendeve të tyre, si pasojë e konflikteve, dhunës dhe fatkeqësive natyrore.

Të dhënat befasuese të organizatës që i përket Këshillit Norvegjez të Refugjatëve u bënë publike sot.

"Në 2016, çdo sekondë një person detyrohej të largohej nga shtëpia e tij, në një tjetër vend brenda të njëjtit shtet", njoftoi Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i organizatës. Sipas tij është urgjente që kjo çështje të vendoset në axhendën botërore për veprim.

Refugjatëve që kërkojnë azil në një vend tjetër, u jepet një status ligjor ai i refugjatit, që u jep atyre disa të drejta dhe mbrojtje ndërkombëtare. Por një njeri i zhvendosur brenda vendit të tij, nuk ka status ligjor, pasi personat e zhvendosur konsiderohen nën juridiksionin e qeverisë së tyre dhe nuk mund të pretendojnë ndonjë të drejtë tjetër përveç atyre që ndajnë me bashkështetasit e tyre.

Vetëm si pasojë e konflikteve vitin e kaluar u shkaktuan 6.9 milionë zhvendosje të reja të brendshme, nga të cilat 2.6 milionë në Afrikën Sub-Sahariane.

Fatkeqësitë, kryesisht rreziqet e shkaktuara nga moti i keq, përfshirë përmbytjet, stuhitë, zjarret, ishin përgjegjëse për zhvendosjen e 24 milionë njerëzve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG