Lidhje

KS, takim për Korenë e Veriut


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pritet të zhvillojë nesër një takim urgjent në përgjigje të provës së fundit me raketa të Koresë së Veriut.

Takimi është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Koreja e Veriut njoftoi sot se tani mund të prodhojë në masë raketa balistike me rreze të mesme veprimi dhe t'i bëjë ato pjesë të armatimeve të saj ushtarake.

Ushtria e Seulit njoftoi lëshimin të dielën pasdite të një rakete nga provinca jugore e Penianit. Raketa kreu një fluturim prej rreth 500 kilometrash përpara se të binte në Detin e Japonisë. Kjo është prova e dytë me raketa e Penianit brenda një javë dhe e 10-ta për këtë vit.

Në një deklaratë të autoriteteve ushtarake në Seul thuhej "ushtria po ndjek nga afër shenjat për provokime të reja nga ana e ushtrisë së Koresë së Veriut dhe jemi në gatishmëri të plotë ushtarake".

Në përgjigje të provave të mëparshme të Koresë së Veriut, Presidenti amerikan Donald Trump dërgoi një grup luftanijesh në ujërat jashtë gadishullit Korean në shenjë paralajmërimi ndaj regjimit komunist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG