Lidhje

Protesta në Moskë kundër shembjes së apartamenteve


People gather for a rally in Moscow, Russia, May 14, 2017.
People gather for a rally in Moscow, Russia, May 14, 2017.

Mijëra banorë të Moskës kanë protestuar këtë muaj kundër planeve për të lëvizur më shumë se një milion njerëz nga apartamentet e tyre që parashikohen të prishen.

Apartamentet janë ndërtuar në vitet 1950, gjatë periudhës së udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov.

Sipas autoriteteve ruse, rreth tetë mijë ndërtesa, jo të larta, janë në gjendje të keqe. Ata u kanë premtuar banorëve se do t’u gjejnë strehim apo se do t’u ndërtojnë apartamente të reja më të mira.

Ndërsa për disa që jetojnë në ndërtesa të shkatërruara është rasti për të festuar, shumë banorë të tjerë janë skeptikë dhe dyshojnë se ky është një rast korrupsioni.

Zyra e kryetarit të bashkisë së Moskës nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për një intervistë televizive me një zëdhënës dhe as ktheu përgjigje mbi pyetjet e drejtuara me shkrim.

Mediat ruse citojnë kryebashkiakun e Moskës Sergei Sobjanin të ketë thënë se ai është i përgatitur të marrë masa edhe në kundërshtim me atë që kërkohet, nëse beson se kjo do të ishte në të mirë të qytetit dhe njerëzve.

Parlamenti rus është ende duke hartuar legjislacionin përfundimtar për planin rinovues të Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar që ligji të mos shkelë të drejtat e pronësisë, përndryshe nuk do ta nënshkruajë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG