Lidhje

PD, listat për deputetë, bisedimet me aleatët


Në Shqipëri Partia Demokratike nuk ka përmbyllur ende listat e kandidatëve për deputet, ndërsa afati skadon sonte në mesnatë. Ende të pazgjidhura edhe marrëdhëniet me aleatët

Gjatë ditës së djeshme kryetari demokrat Lulzim Basha arriti marrëveshjen me drejtuesit e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Partisë Demokristiane. Kryetarët e këtyre dy forcave, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, do të jenë në listat e PD në vende të sigurta ndërsa do të kenë po në këto lista dhe dy kandidatë të tjerë por jo në pozicione të garantuara. Drejt përmbylljes një marrëveshje e njëjtë duket se është dhe me drejtuesin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Zoti Basha nuk ka gjetur një zgjidhje me republikanët, aleati kryesor ndër vite i Partisë Demokratike. Mësohet se kryetari Fatmir Mediu ka kërkuar që të ketë tre kandidatë në vende të sigurta në listat e PD, gjë e cila është refuzuar. Republikanët ndërkohë kanë bërë rregjistrimin në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve për të garuar të vetëm. E njejta situatë edhe me Partinë Agrare Ambientaliste të drejtuar nga Agron Duka

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG