Lidhje

Britania ul nivelin e kërcënimit të sigurisë


Kryeministrja e Britanisë, Theresa May tha se niveli i kërcënimit të sigurisë u ul sot në “i rëndë”, ndërsa policia vazhdon të bëj përparim në hetimin e sulmit vetvrasës në Mançester.

Policia britanike tha se ka arrestuar dy persona të tjerë lidhur me sulmin në fillim të javës pas një koncerti të Ariana Grandes.

Policia tha në Twitter se arrestoi dy persona — 22 dhe 20 vjeç — në bastisjet e sotme. Në deklaratë thuhet se “një shpërthyes i kontrolluar” ishte përdorur për të hyrë në banesën e një burri në lagjen Cheetham Hill. Policia tha se deri tani janë ndaluar për t’u marr në pyetje 11 persona.

Niveli i kërcënimit ishte “kritik” – që nënkuptonte se një tjetër sulm ishte i pashmangshëm – pas atij të së hënës në Mançester. Ulja e kërcënimit në kategorinë “i rëndë” do të thotë se një sulm konsiderohet ende shumë i mundshëm.

Ushtarët që kanë ndihmuar policinë, do të tërhiqen nga rrugët e Britanisë.

Mark Rowley, kreu i policisë kundër terrorizmit në Britani tha të premten; “jemi të kënaqur që kemi arrestuar disa nga lojtarët kryesorë por ka ende pak më shumë për t’u bërë."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG