Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe marrëveshja për klimën


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha në një konferencë shtypi se Presidenti Donald Trump është takuar me kreun e Agjencisë për Mbrotjen e Mjedisit, ndërsa ai po shqyrton marrjen e një vendimi mbi mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike.

Zëdhënësi Spicer tha se Presidenti do një marrëveshje, e cila do të jetë e mirë për popullin amerikan. Presidenti Trump pritet ta njoftojë këtë javë marrëveshjen e re.

Udhëheqësit europianë i kërkuan gjatë udhëtimit të tij të javës së kaluar që të mos largohet nga marrëveshja për klimën e Parisit.

Rreth 200 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e nënshkruan marrëveshjen e vitit 2015 për pakësimin e gazeve të efektit serrë, që besohet se janë një faktor që shkakton ngrohsjen globale. Zoti Trump e kritikoi marrëveshjen gjatë fushatës së tij elektorale dhe po shqyrton mundësinë e largimit nga kjo marrëveshje.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Sean Spicer tha në konferencën për shtyp të martën se Presidenti Donald Trump vazhdon të jetë në kërkim të një personi që do të zëvendësojë ish drejtorin e FBI-së James Comey, të cilin ai e pushoi nga puna.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG