Lidhje

Soros reagon ndaj zhvillimeve të fundit në Hungari


FILE - Business magnate George Soros arrives to speak at the Open Russia Club in London, Britain, June 20, 2016.
FILE - Business magnate George Soros arrives to speak at the Open Russia Club in London, Britain, June 20, 2016.

Manjati i biznesit dhe themeluesi i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Xhorxh Soros tha sot se ishte i habitur nga shtrirja e protestave të shkaktuara nga miratimi i një ligji të ri në Hungari nga kryeministri i djathtë, Viktor Orban, i cili mund të detyrojë mbylljen e një prej universiteteve të tij më të shquara ndërkombëtare në këtë vend.

Universiteti i Evropës Qëndrore, themeluar nga Sorosi, mund të mbyllet në Hungari pasi një projekt-ligj i miratuar në prill nga partia Fidesz e kryeministrit Orban, vendos kushte të reja të rrepta, sipas të cilave duhet të operojë ky institucion.

Projekt-ligji çoi në kritika nga qindra akademikë në mbarë botën si dhe nga qeveria amerikane dhe Bashkimi Evropian.

Protestat tërhoqën turmat më të mëdha kundër sundimit shtatë vjeçar të zotit Orban, me organizatorët që llogaritën një pjesëmarrje prej gati 70 mijë njerëzish.

Duke folur në Forumin Ekonomik në Bruksel, një ngjarje e organizuar nga Komisioni Evropian, financieri vuri në lojë mënyrën sesi kryeministri hungarez e përgojon atë.

"Rezistenca që kryeministri Viktor Orban hasi në Hungari duhet ta ketë habitur, aq sa më habiti edhe mua. Ai kërkoi t’i paraqesë politikat e tij si një konflikt personal mes ne të dyve dhe më ka bërë mua objektiv të fushatës së tij të patundur propagandistike."

Idealet e Sorosit janë krejtësisht në kundërshtim me pikëpamjen e zotit Orban se kultura evropiane është nën një kërcënim ekzistence nga migracioni dhe multikulturalizmi.

Soros tha se admiron popullin hungarez për rezistencën që ka treguar ndaj qeverisë që po mundohet ta shndërrojë vendin në një shtet mafioz.

"E admiroj mënyrën e guximshme me të cilën populli hungarez u ka rezistuar mashtrimeve dhe korrupsionit të shtetit mafioz që ka krijuar Orbani. Jam i inkurajuar nga mënyra energjike me të cilën institucionet evropiane i janë përgjigjur sfidave të ngjashme nga Polonia dhe Hungaria”.

Ligji që miratoi qeveria hungareze kërkon që universitetet e huaja të mbajnë një kampus në vendin e tyre dhe të sigurojnë marrëveshje bilaterale mes Hungarisë dhe qeverive të tyre.

Rregullat padyshim u drejtohen organizatave të finacuara nga Soros, i cili për dekada me rradhë ka dhënë miliarda dollarë nga pasuria e tij për të mbështetur kauzën liberale të “shoqërisë së hapur” në mbarë botën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG