Lidhje

Ditë zie për nder të viktimave të sulmit terrorist në Kabul


Security forces inspect near the site of an explosion where German Embassy is located in Kabul, Afghanistan, May 31, 2017. A massive explosion rocked a highly secure diplomatic area of Kabul on Wednesday morning, causing casualties and sending a huge plum
Security forces inspect near the site of an explosion where German Embassy is located in Kabul, Afghanistan, May 31, 2017. A massive explosion rocked a highly secure diplomatic area of Kabul on Wednesday morning, causing casualties and sending a huge plum

Të ejten në Afganistan u mbaj zi për nder të viktimave të sulmit të djeshëm në Kabul ku u vranë të paktën 90 vetë dhe u plagosën më shumë se 400 të tjerë.

Shumica e viktimave ishin civilë, por ndër të vrarët kishte dhe roje afgane të sigurisë që shërbenin në përfaqësitë e huaja diplomatike, që ndodheshin pranë vendit të shpërthiumit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Agjencia Afgane e Zbulimit fajësoi rrjetin Haqqani, që mendohet se vepron nga Pakistani fqinj dhe që lufton përkrah talebanëve. Autoritetet afgane thonë se agjencia e zbulimit e Pakistanit ka ndihmuar në planifikimin e sulmit.

Edhe më parë zyrtarët afganë kanë fajësuar Islamabadin se ka ndihmuar kryengritësit të kryejnë sulme në vendin e tyre, akuza që zyrtarët pakistanezë i kanë hedhur poshtë.

Grupet kryengritëse talibane kanë mohuar përfshirjen, duke thënë se ata nuk kanë të bëjnë aspak me sulmin e djeshëm apo ndonjë sulm që ka në shënjestër civilët. Por kohët e fundit kryengritësit i kanë intensifikuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë, duke vrarë dhe plagosur disa prej tyre.

Ndërkohë Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulme ndaj objektivave afganë të profilit të lartë gjatë muajve të fundit, përfshirë sulmin në spitalin më të madh ushtarak të vendit në Kabul në muajin mars.

Profesori i Universitetit të Indianas, me origjinë afagane Nazif Shahrani tha për Zërin e Amerikës se nuk është i befasuar nga sulmet me bomba.

"Kjo tregon se qeveria nuk i ka nën kontroll çështjet e sigurisë dhe egziston shqetësimi për infiltrim brenda strukturës së sigurisë qeveritare nga këto organizata terroriste. Nuk është për t'u habitur, por është tragjike. Fakti që qeveria nuk mund të bëjë shumë për këtë është edhe më tragjike", tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG