Lidhje

Trump, thirrje për ndalimin e udhëtimeve


FILE - President Donald Trump takes the cap off a pen before signing an executive order on immigration during a visit to the Homeland Security Department in Washington, Jan. 25, 2017. Following recent terror attacks in London, Trump has renewed calls for

Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Gjykatës së Lartë të autorizojë ndalimin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të njerëzve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Presidenti dhe administrata e tij kanë këmbëngulur se urdhëri i tij ekzekutiv, që kufizon udhëtimin në Shtetet e Bashkuara nuk ishte ndalim udhëtimi, por ai e quajti pikërisht ashtu të hënën në Twitter.

"Njerëzit, avokatët dhe gjykatat mund ta quajnë urdhërin ekzekutiv si të duan, por unë e quaj, ashtu siç është, një NDALIM UDHETIMI”, shkroi presidenti në Twitter.

Disa minuta më vonë ai tha përmes Twitterit: "Departamenti i Drejtësisë duhet të kishte mbrojtur ndalimin fillestar të udhëtimit, dhe jo versionin e zbutur për të qënë politikisht korrekt, që dorëzoi në Gjykatën e Lartë."

Më pas, në Twitter: "Departamenti i Drejtësisë duhet të kërkojë një seancë të përshpejtuar për të shqyrtuar urdhërin e zbutur të ndalimit të udhëtimit, të dërguar në Gjykatën e Lartë dhe të kërkojë një version më të ashpër!"

Disa gjykata amerikane kanë bllokuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump që ka si objektiv udhëtimet nga Irani, Siria, Libia, Sudani, Jemeni dhe Somalia. Gjykatat kanë vendosur se komentet e tij mbi terrorizmin islamik dhe thirrja njëherë për një ndalim total të hyrjes së myslimanëve në vend, tregon se bllokimi, tani i kufizuar i udhëtimeve për në Shtetet e Bashkuara, përbën diskriminim fetar. Presidenti e ka apeluar vendimin e gjykatave të nivelit të ulët, në Gjykatën e Lartë.

Në një seri postimesh në Twitter, udhëheqësi amerikan premtoi mbështetje për Britaninë, kritikoi kryetarin e bashkisë së Londrës dhe mbajti një qëndrim më të ashpër për luftën kundër terrorizmit.

"Ne duhet të mos vazhdojmë më të përpiqemi të jemi politikisht korrekt dhe t’i përvishemi punës për të siguruar njerëzit tanë”, tha presidenti Trump të dielën. "Nëse nuk tregohemi të zgjuar, situata do të përkeqësohet”.

Ai vuri në lojë kryetarin e bashkisë së Londrës, Sadiq Khan i cili u zgjodh vitin e kaluar dhe që është drejtuesi i parë mysliman i një kryeqyteti perendimor.

Presidenti Trump shkroi në Twitter, "Të paktën 7 të vdekur dhe 48 të plagosur në një sulm terrorist dhe Bashkiaku i Londrës thotë se nuk ka arsye për t’u alarmuar!"

Ndërsa lajmi për sulmin terrorist të së shtunës u përhap në qytet dhe në mbarë botën, zoti Khan e dënoi ngjarjen duke e cilësuar si “një sulm të qëllimshëm dhe frikacak ndaj londinezëve të pafajshëm ", duke shtuar më vonë se britanikët nuk duhet të shqetësohen tek shohin një prani më të madhe policore në rrugët e Londrës.

Zëdhënësi i zotit Khan tha se ai ishte shumë i zënë për t’iu përgjigjur zotit Trump.

Trump: Sulmi tregon se ndalimi i udhëtimeve është i nevojshëm

Brenda një ore pasi tre sulmues hynë me kamion mbi një turmë njerëzish në urën e Londrës dhe sulmuan me thika njerëzit në një zonë tregtare aty pranë, zoti Trump tha: "Ne duhet të tregohemi të zgjuar, vigjilentë dhe të ashpër. Kemi nevojë për ndalimin e udhëtimit si një nivel shtesë të sigurisë! "

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë ç'të munden për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë të luftojë terrorizmin. "JEMI ME JU. ZOTI J’U BEKOFTE!" tha presidenti.

Në Shtetet e Bashkuara, shumica e sulmeve masive zakonisht bëhen shkak për një debat të ri mbi të drejtat e pronësisë së armëve që janë të sanksionuara në Kushtetutën amerikane.

Pas sulmit në Londër, zoti Trump vuri në dukje: "A e vini re që tani nuk kemi një debat për armët? Kjo për shkak se ata përdorën thika dhe kamion!"

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG