Lidhje

Irani: Autorët e sulmit në parlament, anëtarë iranian të ISIS


Ministria iraniane e Zbulimit tha sot se pesë nga personat e përfshirë në sulmet në Parlamentin e vendit dhe tek mauzeloumi i ish udhëheqësit Ayatollah Ruhollah Khomeini, ishin iraninianë, anëtarë të grupit Shtetit Islamik.

Ministria tha se sulmuesit kishin luftuar për Shtetin Islamik në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë dhe se ishin kthyer pas luftës në Iran, në gusht të vitit të kaluar. Zyrtarët iranianë po ashtu e ngritën numrin e viktimave në sulmin e së mërkurës, duke thënë se pati 17 të vrarë dhe 40 të plagosur.

Shteti Islamik mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, thuajse të njëkohëshme, të kryera nga persona të armatosur me mitralozë dhe dy autorë sulmesh vetëvrasëse me bombë. Sulmet e ISIS-it në Iran mund të shënojnë fillimin e armiqësive të reja në Lindjen Mesme me tensione.

Agjencia e lajmeve Amaq e grupit terrorist, shpërndau menjëherë pas sulmit një video 24 sekondëshe, ku duket një trup i përgjakur brenda ndërtesës së Parlamentit iranian, duke kërcënuar se do të godasin përsëri.

Zyrtarë iranianë të sigurisë konfirmuan se sulmet ishin kryer nga ISIS, ata thanë se autorët, shumë prej tyre të maskuar me veshje grash, ishin iranianë të cilët ishin bërë anëtarë të grupit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG