Lidhje

Seuli i bën thirrje Phenianit të ndalë provokimet bërthamore


Presidenti koreanojugor Moon Jae-in tha sot se Koreja e Veriut duhet t'i ndalë menjëherë provokimet bërthamore, pas një prove që mendohet se është kryer me raketa anti-anije.

Zoti Moon tha se qeveria e tij do t'i vazhdojë përpjekjet për çarmatosjen e Koresë së Veriut nga armët bërthamore përmes sanksioneve dhe dialogut. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreanojugore tha se Koreja e Veriut hodhi të enjten një raketë nga qyteti bregdetar lindor Wonsan, që kishte fluturuar në largësinë e rreth200 kilometrave, duke rënë mbi Detin e Japonisë. Kjo është hera e katërt brend anjë muaji që Koreja e Veriut zhvillon prova me raketa, pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi sanksione të reja ndaj qeverisë së Kim Jong Unit javën e kaluar.

Presidenti Donald Trump i ka bërë thirrje Kinës ta shfrytëzojë marrëdhëniet e saj si aleatja kryesore e Phenianit, të ushtrojë presion ndaj Kim Jong Un-it, që t'i kontrollojë ambiciet e veta bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG