Lidhje

San Francisco, apeli lë në fuqi bllokimin e urdhrit të presidentit për udhëtimet


Një tjetër gjykatë amerikane ka votuar për të lënë në fuqi bllokimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për kufizimin e udhëtimeve nga gjashtë vende kryesisht myslimane.

Gjykata e qarkut të 9-të të apelit në San Francisko vendosi të hënën në mënyrë unanime kundër ndalimit të përkohshëm të nxjerrë nga Presidenti Trump, me arsyetimin se presidenti e tejkaloi autoritetin kur lëshoi urdhrin e tij ekzekutiv të 2 marsit.

Vendimi i së hënës i bën jehonë një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Apelit të qarkut të 4-të në Uashington, i cili më 25 maj mbajti në fuqi vendimin e një gjykatësi të Merilendit që bllokonte disa pjesë të urdhrit.

Administrata e Presidentit Trump e ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e qarkut të 4-të.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG