Lidhje

Londër, rritet numri i viktimave nga zjarri në kullën Grenfell


Policia e Londrës njoftoi se të paktën 17 vetë kanë vdekur në zjarrin që përfshiu dje një ndërtesë banimi 24 katëshe. Por sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të rritet.

Ata njoftuan gjithashtu se 37 persona të tjerë po trajtohen në spital, 17 prej tyre në gjendje kritike.

Përfaqësuesi i brigadës së zjarrit në Londër Dany Cotton tha se hetuesit po punojnë me specialistët, për ta bërë ndërtesën të sigurtë për ekipet e hetimit që ato të mbledhin prova në ndërtesë për të sqaruar arsyet e zjarrit. Gjithashtu do të punohet për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë brenda ndërtesës.

"Është tragjike të thuhet, por tani nuk presim të gjejmë dikë tjetër gjallë nisur nga ashpërsia dhe nxehtësia e madhe zjarrit. Do të ishte një mrekulli për këdo që t’i mbijetonte”, tha Dany Cotton.

Nga dje kur ndodhi ngjarja u ngritën shumë pyetje ndër to, përse zjarri u përhap në ndërtesë me kaq shpejtësi, në një qytet që historikisht ka patur programet më të rrepta të mbrotjes ndaj zjarrit në botë.

Disa banorë thanë se kishin nuhatur erën e materialeve plastike të digjeshin në momentet kur nisi zjarri.

Të mbijetuarit thanë gjithashtu se morën urdhra nga punonjësi e emergjencës që të qëndronin në apartamentet e tyre, një procedurë standarde kjo në raste zjarri. Por një prej banorëve tha i irrituar se kjo ishte gjëja më e gabuar që mund të bëhej në ato momente.

Sipas zyrtarëve do të duhen ditë përpara se hetimi të mund të japë ndonjë të dhënë se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe pse u përhap me aq shpejtësi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG