Lidhje

Ligjvënësi Scalise vazhdon të jetë në gjendje kritike


Gjendja shëndetësore e ligjvënësit republikan Steve Scalise mbetet kritike edhe pas operacionit. Sipas autoriteteve ai do të ketë nevojë për të tjera ndërhyrje.

Presidenti vizitoi qendrën spitalore në Washington së bashku me gruan Melania, për të parë nga afër ligjvënësin Scalise dhe familjen e tij.

Gjatë një deklarate për median zoti Trump tha se gjendja e ligjvënësit është më e rëndë se ç'e mendonin njerëzit në fillim. Por presidenti shtoi se ligjvënësi di si të luftojë për jetën. "Unë e sigurova familjen e mikut tim, tha presidenti, se i gjithë vendi është pranë tyre me lutje dhe me mendje".

Ndërkohë ndeshja e bejsbollit me qëllime bamirësie e përfaqësuesve të kongresit amerikan do të zhvillohet të enjten sipas planifikimit, pavarësisht sulmit të papritur ndaj ligjvënësve republikanë gjatë stërvitjes, ku dhe mbeti i plagosur ligjvënësi Scalise.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG