Lidhje

Presidenti francez merr mandatin për reforma të thella


French President Emmanuel Macron meets people after voting in the final round of parliamentary elections, in the northern seaside town of Le Touquet, France, June 18, 2017.
French President Emmanuel Macron meets people after voting in the final round of parliamentary elections, in the northern seaside town of Le Touquet, France, June 18, 2017.

Në zgjedhjet parlamentare të Francës, pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulëta në histori. Megjithatë, partia e Presidentit Emmanuel Macron ka arritur të fitojë rreth 60% të vendeve. Fronti Kombëtar i zonjës Marine Le Pen mori vetëm 10 deputetë pavarësisht deklaratave se do të korrte një fitore të jashtëzakonshme.

Forca politike e Presidentit Macron, “Republika në Lëvizje” mori 308 vende, ndërsa partia e tij aleate “Modem” fitoi 42 deputetë në parlamentin prej 577 vendesh. Shumica e fituar do t’i mundësojë presidentit francez të reformojë ligjet e punës dhe sistemin e vjetëruar të sigurimeve shoqërore.

Kryeministri Edouard Philippe u shpreh se Presidenti Macron “mishëron besimin, vullnetin dhe kurajon”.

“Këtë të djelë i dhatë një shumicë të qartë presidentit dhe qeverisë. Kjo shumicë do të ketë një mision – të veprojë për Francën. Me votat e tyre, shumica absolute e popullit francez zgjodhi shpresën përkundër zemërimit, optimizmin mbi pesimizmin, vetëbesimin në vend të shmangies”, tha Kryeministri Philippe në një mesazh drejtuar popullit francez.

Presidenti Macron ka qenë në detyrë për vetëm një muaj, por ka lënë tashmë gjurmët e tij të para në skenën ndërkombëtare. Ai triumfoi në shtrëngimin e duarve me Presidentin amerikan Donald Trump, kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin ndërsa ai po qëndronte pranë tij, si dhe reagoi ndaj kthesës amerikane për çështjen e klimës duke sjellë propozime të reja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG