Lidhje

Hetime, përplasja e destrojerit të SHBA me anijen


Autoritetet amerikane dhe japoneze thonë se janë duke hetuar arsyet se përse personelit të destrojerit amerikan USS Fitzgerald dhe një anije tregtare japoneze iu deshën afro një orë për të raportuar përplasjen që u mori jetën shtatë marinarëve amerikanë pranë brigjeve të Japonisë. Zyrtarët nga të dy vendet thonë se aksidenti u njoftua nga të dyja anijet rreth orës 2:30 e mëngjesit të së shtunës, ndërsa sistemi i të dhënave tregon se aksidenti ndodhi në orën 1:30. Të dhënat tregojnë se anija e transportit, ACX Crystal, bëri një kthim mbrapa pak pas orës 1:30 të mëngjesit duke u kthyer në vendin ku kishte qënë në po atë orë.

Zëvendës Admirali amerikan Joseph Aucoin tha të dielën se “një pjesë e madhe e ekuipazhit po flinin kur destrojeri dhe anija e mallrave ACX Crystal, që lundronte nën flamurin e Filipineve, u përplasën.

“Ishte një përplajse e fortë në njërën anë të anijes. Dëmtimet e shumta nuk mund të shihen pasi janë poshtë vijës së ujit. Kishte sasi të mëdha uji që hyri në pjesën e dëmtuar. Përpjekjet e marinarëve ishin dramatike për ta mbajtur anijen në sipërfaqe.”

Tre pjestarë të ekuipazhit pësuan dëmtime, përfshi komandantin e destrojerit Fitzgerald, Bryce Benson, kabina e të cilit pësoi goditje direkte gjatë aksidentit. Zëvendës Admirali Aucoin tha se marina do të zhvillojë hetime. Anija 29 mijë tonëshe e mallrave është 222 metra e gjatë ndërsa destrojeri amerikan është 8,315 tonë dhe 154 metra i gjatë. Shkaku i aksidentit është duke u hetuar. Askush nga ekupazhi i anijes ACX Crystal nuk pësoi lëndime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG