Lidhje

Greqia i kërkon Turqisë të mos shkelë hapësirën ajrore


Kryeministri i Greqisë i tha sot homologut të tij turk se shkeljet e hapësirës ajrore mbi Detin Egje duhet të ndalen pasi ato rrisin rrezikun e një aksidenti ushtarak në det midis dy aleatëve të NATO-s.

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se ai dhe homologu i tij turk Binali Yildirim, i cili ishte në një vizitë njëditore në Greqi, ranë dakord të mbanin kanale të hapura komunikimi ndërmjet tyre për të ulur tensionet e mundshme ushtarake që vijnë nga shkeljet e hapësirës ajrore.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje në shumë aspekte, duke përfshirë kufijtë e Detit Egje, të drejtat e eksplorimit nëntokësor dhe ishullin e ndarë të Qipros. Athina thotë se avionët luftarakë turq shpesh shkelin hapësirën ajrore nën kontrollin e aviacionit të saj civil dhe po ashtu edhe hapësirën ajrore të Greqisë.

Ndërsa sipas Kryeministrit Yildirim, edhe Greqia bën shkelje mbi hapësirën e Detit Egje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG