Lidhje

Paris, makina me eksploziv përplaset me mjetin e policisë


Në Paris, një person u vra pasi përplasi një mjet të mbushur me eksplozivë në një furgon policie në bulevadin e njohur Champs Elysees.

Policia tha se nuk pati viktima të tjera. Zyrtarët e quajtën ngjarjen një sulm të qëllimshëm.

Sipas njoftimeve të para, 31-vjeçari që përplasi makinën ishte i njohur për autoritetet si person ndoshta i lidhur me ekstremizmin.

Një ekip për çaktivizimin e bombave siguroi vendin e ngjarjes, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme. Policia shtoi se në makinë u gjetën kallashnikovë, pistoleta dhe shishe me gaz.

Prokurori kundër terrorizmit ka hapur një hetim.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb tha se incidenti tregoi se gjendja e jashtëzakonshme e Francës përballë sulmeve terroriste duhet të zgjatet. Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon që nga viti 2015 dhe skadon muajin tjetër, por zoti Collomb tha se do të paraqesë një projekt-ligj që do ta shtrijë atë deri në nëntor.

Prillin e kaluar, në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze, një person i armatosur vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë në të njëjtën rrugë të famshme, e cila është mjaft popullore për banorët dhe turistët. Përgjegjësinë për sulmin e prillit e mori grupi Shteti Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG