Lidhje

SHBA, vala e të nxehtit anulon fluturimet


Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesën jug-perëndimore të Shteteve të Bashkuara ka detyruar avionët që nisen nga Feniksi i Arizonës të anulojnë fluturimet.

Të martën, temperaturat pritej të arrinin në 49 gradë celcius, çfarë e bën të pamundur për disa aeroplanë të fluturojnë.

Kompania “American Airlines” njoftoi anulimin e 38 fluturimeve prej aeroportit “Sky Harbor” të Feniksit gjatë periudhës më të nxehtë të ditës prej orës 3 deri në 6 pasdite me orën lokale.

Shumica e fluturimeve të anuluara janë dictanca të shkurtra, fluturime rajonale kjo për shkak të avionëve të vegjël që përdoren për këto udhëtime.

Një avion i vogël që përdoret zakonisht “Bombardier CRJ”, ka një temperaturë maksimale operimi prej 48 gradë celcius.

Ajri i nxehtë është më pak i dendur sesa ai ftohtë dhe fluturimi në ajër të nxehtë kërkon më shumë shpejtësi në mënyrë që të sigurohet shkëputja e mjaftueshme e avionit për të mundësuar fluturimin. Aeroportet e ndërtuara në lartësi të mëdha përballen me probleme të ngjashme për shkak të ajrit jo shumë të dendur.

Në një raport të vitit 2016 të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, thuhet se temperaturat e larta "kanë pasoja të rënda për fluturimin e aeroplanëve, ku lartësitë e mëdha apo pistat e shkurtra të fluturimit, kufizojnë ngarkesën e avionit madje dhe kapacitetin e mbushjes me karburant".

Avionët e mëdhenj “Boeing” dhe “Airbus” mund të fluturojnë në temperatura deri në 53 gradë celcius.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG