Gara në Qarkun e Fierit
Qarku i Fierit është qarku i dytë më i madh për nga numri i votuesve në Shqipëri dhe dërgon në Parlamentin e Shqipërisë 16 deputetë. Qarku përfshin edhe Lushnjën dhe Mallakastrën dhe krahas sektorit bujqësor disa zona naftëmbajtëse më shumë kanë prodhuar probleme sesa mirëqënie për banorët.