Lidhje

Arabia Saudite, vende arabe kërkojnë mbylljen e Al Xhazirës


Arabia Saudite dhe disa shtete të tjera arabe, që kanë ndërprerë lidhjet me Katarin, paraqitën një listë të gjatë me kërkesa, plotësimi i të cilave sipas tyre, do t’i jepte fund krizës.

Vendet këmbëngulin që fqinji i tyre i Gjirin Persik të mbyllë rrjetin Al Jazeera, të ndërpresë lidhjet diplomatike me Iranin dhe të shkëpusë të gjitha lidhjet me Vëllazërinë Myslimane.

Në listën me 13 pika që iu paraqit Katarit nga Kuvajtit, i cili po ndihmon në ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizës, kërkohet gjithashtu t’i jepet fund pranisë ushtarake të Turqisë në Katar.

Një kopje e listës u bë publike prej agjencisë “Associated Press”.

Këtë muaj Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreni i shkëputën lidhjet me Katarin duke e akuzuar shtetin e Gjirit Persik për financim të terrorizmin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG