Lidhje

Falimenton kompania japoneze Takata


Prodhuesi japonez i pjesëve të makinave, Takata sot dorëzoi në gjykatë dokumentat për t’u mbrojtur nga falimentimi. Kjo kompani kohët e fundit është përballur me shumë probleme ligjore të shkaktuara nga prodhimi i një jastëku ajri me difekte, i cili lidhet me vdekjen e 16 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Zyrtarët e kompanisë Takata gjithashtu njoftuan se kompania rivale, Key Security Systems do të blejë kompaninë Takata me një çmim prej 1.5 miliardë dollarësh.

Takata është goditur rëndë nga shpenzimet e padive të lidhura me difektet në jastëqet me ajër që kanë shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në mbarë botën.

Jastëku difektoz çoi në tërheqjen nga tregu të dhjetëra miliona makinave në mbarë botën.

Shigehisa Takada, President i Takata Corp.

"Si prodhues i pjesëve të sigurisë për industrinë e makinave, dështimi ynë për të mbajtur një furnizim të qëndrueshëm do të kishte një ndikim të madh në të gjithë industrinë".

Nga hetimi i problemit është mësuar se kimikatet që aktivizojnë jastëkun me ajër skadojnë pas ekspozimit të gjatë ndaj nivelit të lartë të lagështisë, duke shkaktuar hapjen e jastëkut me një forcë më të madhe se normalisht dhe duke lëshuar fragmente metalike dhe plastike në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.

Takata tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej një miliardë dollarësh për të zgjidhur këtë çështje me rregullatorët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

Bursa e Tokios pezulloi sot tregtimin e aksioneve të kompanisë Takata dhe tha se të martën do t’i hiqte aksionet e kompanisë nga bursa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG