Lidhje

Bashkimi Evropian gjobit kompaninë Google


Bashkimi Evropian i vendosi sot një gjobë rekord prej 2.42 miliardë eurosh gjigandit të internetit “Google” për shkelje të rregullave antitrust me shërbimin e saj të blerjeve online.

Komisionerja për konkurrencën e BE-së Margrethe Vestager tha se "Google ka abuzuar me ndikimin e saj në shërbimin e kërkimit, duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve në rezultatet e kërkimit dhe duke ulur atë të konkurrentëve". Komisioni Evropian pohoi se Google i jep përparësi shërbimit të saj të blerjeve edhe kur konkurentët mund të kenë oferta më të mira.

Sipas komisionit "praktikat e firmës Google lejuan që shërbimi i tij i blerjeve të sigurojnë përfitime të konsiderueshme në kurriz të konkurrentëve".

Por sipas firmës Google, kompania është përpjekur “t’i grupojë” rezultatet e kërkimit për t’ia bërë më të lehtë konsumatorëve të gjejnë atë që dëshirojnë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG