Lidhje

Paralajmërim për një sulm me armë kimike në Siri


Shtetet e Bashkuara thonë se qeveria Siriane mund të jetë duke bërë përgatitje në aeroportin e Shayratit për një sulm tjetër me armë kimike. I njejti aeroport u përdor edhe për sulmin me armë kimike të prillit, në qytetin e Khan Sheikhounit, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 80 vetëve.

Zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davis tha sot se bëhet fjalë për disa avionë që ndodhen në një hangar të posaçëm, që ka lidhje me përdorimin e armëve kimike.

Të hënën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se Shtetet e Bashkuara kanë të dhëna për "përgatitje të mundshme" për një sulm me armë kimike, të ngjashëm me atë që ndodhi në muajin prill në pjesën veriore të Sirisë.

Si përgjigje ndaj tij forcat amerikane goditën nga ajri një bazë ushtarake siriane.

Zëdhënësi Spicer paralajmëroi se se nëse Siria do të ndërmarrë një tjetër sulm me armë kimike atëherë "ajo do të paguajë një çmim të lartë".

Ndërkohë zyrtarët sirianë i mohuan akuzat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG